Home Uncategorized Vuçiq: Po bëhet terror ndaj serbëve në Kosovë

Vuçiq: Po bëhet terror ndaj serbëve në Kosovë





Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendon se ndaj popullit serb në Kosovë është duke u kryer terror që nga viti 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe krijimit të Rezolutës 1244.

Në konferencën e tij për media pas takimit që pati me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, ai ka deklaruar se “200 mijë serbë janë larguar nga shtëpitë dhe banesat e tyre në Kosovë”.

Ai shtoi se që nga viti 1999 ka pasur një luftë të vështirë dhe të mundimshme për siç thotë ai “mbijetesën e popullit serb në Kosovë”.

“Dua të them për hir të botës se ne kishim katër detyra themelore. E para ishte të bënim gjithçka që mundëm për të ruajtur paqen,e dyta ne duhej të shmangnim dënimin e plotë nga perëndimi, e treta ishte që të kujdeseshim se si do të dukej në të gjitha anët e botës dhe e katërta për të siguruar mbijetesën e popullit tonë në Kosovë”,ka thënë Vuçiq, shkruan B92, transmeton KlanKosova.tv.