Home Uncategorized Jevtiq: Qëllimi nuk janë targat dhe dokumentet, por dëbimi i serbëve nga...

Jevtiq: Qëllimi nuk janë targat dhe dokumentet, por dëbimi i serbëve nga Kosova





Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ka thënë sot se targat dhe dokumentet e Kosovës janë vetëm një justifikim që siç tha ai autoritetet kosovare të dëbojnë serbët dhe të shmangin formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Nuk është thelbi i targave dhe dokumenteve, por se për një kohë të gjatë ka qenë nevoja që serbët të vihen në pozitën më të vështirë, që të largohen nga Kosova”, tha ai.