Home Uncategorized Për femrat dhe gratë që flasin keq për të, Enca thotë se...

Për femrat dhe gratë që flasin keq për të, Enca thotë se burrat e tyre i shkruajnë mesazhe private





Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është mjaft kontroverse herë pas here në disa postime të saj në rrjetet sociale.

Ajo ka treguar se di t’iu kundërvihet njerëzve që flasin keq për të dhe këtë nuk heziton ta bëjë me anë të llogarisë së saj të ndjekur në Instagram.

Së fundmi, 23-vjeçarja publikoi në InstaStory një status të shkurtër, i cili mesa duket vjen si irritim i saj mbi disa femra që kanë folur për të.

Këngëtarja e hitit “Bow Down” shkruan se disa prej femrave që thonë gjëra të këqija në drejtim të saj, për fatin e tyre të keq janë ato të cilat partnerët e tyre i shkruajnë fshehurazi Encës.

“Sa herë që një bushtër e qelbur flet për mua, burri/dashnori/dashuri i saj është në mesazhet e mia, duke mu lutur t’i ulem në fytyrën e tij. Përulni veten qelbësira, përpara se unë ta bëj”, ka shkruar Enca në InstaStory.