Home Uncategorized Zhade dhe Lukas ishin të lidhur edhe në jetën reale, ky është...

Zhade dhe Lukas ishin të lidhur edhe në jetën reale, ky është djali i tyre





Si duket historia e Zhades dhe Lukasit i bëri aktorët Giovanna Antonelli 46 vjeç dhe Murilo Benício 50 vjeç të bijnë në dashuri edhe në jetën reale.

E nga kjo marrëdhënie e cila nuk ishte jetë gjatë dhe përfudoi në vitin 2005 ata kanë një djalë.

Ai quhet Pietro dhe aktualisht është 17 vjeç, përcjell portali rtv21.

Në një intevistë për mediat braziliane ai foli për të ardhmen e tij dhe tashmë e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të ndjekë karrierën e prindërve të tij.





“Jam shumë i pasigurt, ka shumë gjëra që më interesojnë.

Nuk do të bëhem aktor, do ta them së shpejti.

Nuk e di ende se çfarë do të bëj”, tha ai.

“Ky profesion është aq i vështirë, aq i komplikuar, saqë edhe jemi të lehtësuar”, ka komentuar Murilo (Lukas)





Giovanna dhe Murilo kujtuan prapaskenat e “Klonit ” dhe si ishte partneriteti në atë kohë:

“E kam njohur Murilon me punën e tij para telenovelës.

Kur kuptova se do të ishte ai, u lumturova sepse mendova se ai ishte një aktor i mrekullueshëm, do të ishte mirë që ne të punonim së bashku”.

“Rezultati ishte i pabesueshëm jo vetëm në ekran, por edhe në jetën tonë personale.

Kishim Pietron, i cili është ky djalë i jashtëzakonshëm që është një dhuratë në jetën tonë për shkak të këtij takimi”, tha aktorja.

Shiko fotot: