Home Uncategorized Është një nga aktoret më të suksesshme, por si është jeta e...

Është një nga aktoret më të suksesshme, por si është jeta e saj personale





Ajtorja e njohur, Cansu Dere nuk është aq e suksesshme në dashuri ashtu siç është në karrierën e saj të aktrimit.

Mediat përflasin se deri më tani dashuria e saj më e madhe ishte aktori dhe komiku, Cem Yilmaz.

Çifti kaloi gjashtë vite së bashku dhe në një moment Yilmaz i propozoi aktores bukuroshe. Mirëpo, menjëherë pas kësaj, në media doli informacioni se aktori i humorit po e tradhtonte me kolegen e tij, Ahu Yagtu. Cansu më pas i dha fund fejesës, kurse Yilmaz dhe Ahu u martuan dhe u bënë me fëmijë.





Pas kësaj lidhjeje të dështuar, Dere ra në dashuri me menaxherin e saj, por edhe ajo dashuri nuk përfundoi lavdishëm – mediat raportuan se edhe ai e tradhtoi dhe e la për një grua tjetër.

“Jam e ftohtë si akulli dhe kështu do të mbetem. Disa gjëra thjesht nuk kanë të bëjnë me publikun sepse janë private, kanë të bëjnë vetëm me mua. Unë nuk u justifikoj prindërve të mi, kështu që nuk do ta bëj as për të tjerët”-tha aktorja.

Sipas raportimeve të mediave turke, ajo është në një lidhje me kolegun Metin Akdulger, i cili është tetë vjet më i ri, gjë asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar.