Home Uncategorized “Fotografomë qështu”/ Ky është personi që iu zhvesh shoferes në mes të...

“Fotografomë qështu”/ Ky është personi që iu zhvesh shoferes në mes të rrugës pasi ia aksidentoi veturën në Prishtinë





Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një rast të pazakontë që ka ndodhur pas një aksidenti në komunikacion. Shoferi që dyshohet se shkaktoi aks.identin, kishte bërë një gjest të padëgjuar para shoferes e cila deshi t’i fotografojë dëmet e shkaktuara në veturë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Fatos Demirin, 38-vjeçar, i cili u arrestua pasi kishte zhveshur rrobat e tij të poshtme, duke kërkuar nga 21-vjeçarja që u përfshi në aksident që t’i fotografojë organet gjen.itale të tij.

Demiri është shoqëruar në stacion policor, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Ngacmim se.ks .ual’ dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.