Home Uncategorized Do të habiteni se çfarë shkollash e fakultetesh kanë kryer këngëtaret tona

Do të habiteni se çfarë shkollash e fakultetesh kanë kryer këngëtaret tona





Janë të shumtë artistët e skenës shqiptare që kanë vendosur të studiojnë për diçka krejt tjetër nga ajo që bëjnë realisht. Motivet e këtyre përzgjedhjeve kanë qenë të ndryshme. E pavarësisht se janë diplomuar, pak prej tyre i ushtrojnë profesionet e tyre të vërteta. Por cilat janë degët në të cilat janë diplomuar yjet? Disa prej tyre do t’ju surprizojnë.

Rezarta Shkurta
Rezarta Shkurta ka mbaruar Akademinë e Arteve në degën e pikturës, por nuk e ushtron si profesion. Përveç pasionit për muzikën, vajza durrsake menaxhon prej kohësh biznesin e saj privat.

Gili
Këngëtarja e njohur kosovare, që nisi të merrej me muzikë që në adoloshemce, ka studuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në fakultetin e letërisë në Prishtinë. Ajo, ka punuar për një kohë të shkurtër si arsimtare e gjuhës shqipe, punë të cilen e la për shkak të angazhimeve në muzikë.





Samanta Karavella
Samanta Karavella ka studiuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja Tiranë, në degën gjuhë spanjolle.

Soni Malaj

Soni Malaj po ashtu është një ish-studente e të njëjtit fakultet ku ka studiuar Samanta. Ajo është diplomuar në gjuhë frënge.

Zanfina Ismaili
Ndoshta nuk e dinit, por këngëtarja atraktive nga Prishtina ka studiuar në UP në fakultetin Juridik. Zanfina aktualisht punon në një zyrë si juriste, për çka edhe e ka lënë muzikën pas dore, shkruan “Kosovarja”.

Eneda Tarifa
Eneida Tarifa di të ndezë skenën e clubeve më në zë të kryeqytetit, por vajza çapkëne e ekranit ka edhe një diplomë në degën Punë Sociale.

Xensila Myrtezaj
Xhensila Myrtezaj ka marrë që në vogëli leksione kantoje, është profilizuar në Liceun Artistik të Tiranës, por kur bëhej fjalë për studimet e larta bukuroshja zgjodhi të studione ‘’Marrëdhënie me publikun”.

Elvana Gjata
Kameleoni Elvana Gjata është diplomuar në Universitetin e Tiranës për regjisurë, një degë që aktualisht nuk e ushtron, por me gjasë shfrytëzon dijet e marra në klipet e saj, shkruan “Kosovarja”

N.Neziri