Home Uncategorized Skafi për pak godet pushuesin në Shëngjin, dy ditë pas tragjedisë në...

Skafi për pak godet pushuesin në Shëngjin, dy ditë pas tragjedisë në Himarë





Privimi nga jeta me skaf e 7-vjeçares nga polici Arjan Tase në Himarë nuk është bërë ende mësim për shqiptarët që t’i përdorin me kujdes mjetet lundruese në breg.

Një video e shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale tregon se si një burrë i ka shpëtuar për pak aksi.dentit fatal teksa një “i çmendur” bën një manovër të rre.zikshme me skaf në vendin e mbushur me pushues.

Burri ishte duke notuar pranë bregut, ndërkohë që i afrohet një i ri me motor uji duke e kthyer atë në 180 gradë, gjë që ka rrez.ikuar seriozisht jetën notuesit.





Dy ditë më parë, polici Arjan Tase, ish-shef i Komisariatit të Himarës privoi nga jeta me skaf një 7-vjeçare në plazhin e Potamit pasi e futi mjetin lundrues në plazhin e mbushur me pushues. Dyshohet se skafi i Tases përdorej për trafik dro.ge dhe e kishte në pronësi të tijën pavarësisht se me dokumente figuronte në emrin e dikujt tjetër.

Fillimisht AMP njoftoi se do të hetohej për “vs.j.e nga pakujdesia”, por prokuroria e Vlorës hodhi poshtë mbrojtjen e policëve ndaj kolegut të tyre duke e akuzuar për veprën penale “vr.sj me dashje”.