Home Uncategorized Tipike vajzash/ E tradhtoi me shoqen e re, Arbana Osmani “hakmerret” publikisht...

Tipike vajzash/ E tradhtoi me shoqen e re, Arbana Osmani “hakmerret” publikisht ndaj Xhemi Shehut

Dy mikeshat e ngushta, Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani, vijojnë me batutën e nisur pak ditë me parë në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë, dy moderatoret, zhvilluan një bisedë virtuale në Instagram përmes postimeve në story Gjithçka nisi nga një ndjekës i Arbanës, i cili e pyeti moderatoren “Pse e ke lënë Xhemin pas dore”.





“Xhemi është momentalisht në Milano, me një shoqe të re, shopping dhe dining nëpër vendet ku do të shkonim bashkë… kush ka lënë pas dore kë”– ishte përgjigja e Arbanës, ku kishte etiketuar edhe Xhemin.

Kjo e fundit u përgjigj përmes një fotoje me shoqen e saj krahas së cilës shkroi: “Pasojat e të lënit pas dore janë këto” Kështu Arbana, e cila e ripostoi storyn e Xhemit, reagoi përsëri se “e ka gjetur dhe shumë më të bukur se unë”.

Por së fundmi Xhemi është rikthyer në Shqipëri, dhe këtë gjë na e zbuloi vetë Arbana në një foto që kjo e fundit ka postuar në Instagram, dy moderatoret duket se janë takuar, ndërsa Xhemi shfaqet duke ngrënë “E paska lënë pa ngrënë ajo tjetra”- shkruan Arbana krahas fotos, duke shkaktuar të qeshura edhe te ndjekësit e saj.

Ashtu si në shumicën e fotove që publikon në rrjetet sociale, edhe në këtë Arbana është munduar të fshehë barkun e rrumbullakosur, moderatorja është në pritje të fëmijës së saj të tretë./Panoramaplus.al/