Home Uncategorized Ushtria e Vuçiqit dalin me njoftim pas “katrahurës” në veri

Ushtria e Vuçiqit dalin me njoftim pas “katrahurës” në veri





Tensionet në veri të Mitrovicës kanë sjellë reagime të shumta, ndër to kanë ardhur reagime edhe nga pala serbe pas tensioneve në Veri të Mitrovicës.

Është Ministria e Mbrojtjes së Serbisë e cila akuzon se nga Kosova po rrjedhin dezinformatat se gjoja ushtria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës.

“Ushtria për momentin nuk ka kaluar vijën administrative dhe në asnjë mënyrë nuk ka hyrë në territorin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes dërguar mediave.

Pas raportimeve për tensionet e krijuara në veri te Kosovës nga serbët atje, policia e Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar, shkruan Gazeta Insajderi

Në njoftimin e policisë thuhet se është mbyllur kufiri për qarkullimin e udhëtarëve dhe automjeteve në Bërnjak dhe Jarinjë.





“Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Informacion zyrtar 31 korrik 2022, Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak. Njoftohen të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.