Home Uncategorized Krasniqi: Programi i MCC u miratua më 2018, vonesat e qeverisë Kurti...

Krasniqi: Programi i MCC u miratua më 2018, vonesat e qeverisë Kurti e lanë Kosovën pa infrastrukturën e gazpërçuesit





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë sot se deklarimet e kryeministrit Albin Kurti se qeveria e tij e fitoi programin Kompakt nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për shkak se “është rritur vlerësimi për demokraci e sundim të ligjit”, është një gënjeshtër.

Lideri i opozitës tha se është pikërisht qeveria Kurti e cila e ka vonuar marrjen e programit Kompakt i cili u miratua për Kosovën në dhjetor të vitit 2018.

“MCC tash e tri vjet e ka aprovuar Programin “Compact” për Kosovën! Bordi i MCC e ka marrë vendimin në dhjetor të vitit 2018. Janë pikërisht vonesat e Qeverisë Kurti që e kanë vonuar marrjen e mëhershme të këtij granti dhe që kanë shkaktuar anulimin e investimeve në infrastrukturën e gazpërçuesit, si investim shumë më i nevojshëm e më strategjik për Kosovën se sa bateritë akumuluese”, tha Krasniqi.