Home Uncategorized Rrëfimi rrëqethës i babait të 36-vjeçarit që humbi jetën me gruan në...

Rrëfimi rrëqethës i babait të 36-vjeçarit që humbi jetën me gruan në aksident: Më thanë një ndeshje e vogël, para një jave ndërroi jetë nana e nuses së tij





Aks.ide nti i rëndë në trafik që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Podujevë, u mori jetën dy mërgimtarëve, Shemsedin dhe Mervete Sopaj, që kishin marrë rrugën nga Sllovenia për pushime në vendlindje. Po ashtu të lën.duar rën.dë mbetën edhe dy fëmijët e tyre të moshave 3 dhe 5 vjeç, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur babai i të ndjerit, Asllani, i cili ka bërë të ditur se familja tashmë ka hapur dyert për të pame.

“Prej orës 3, ata tjerët janë shku atje, unë kam ndejtë me ta, e s’më kanë kallxu. Dy, tha, janë shku [kanë humb jetën] e kush është shku s’kallxojshin”, ka thënë Sopaj.

Babai i Shemsedinit thotë se fillimisht atij iu tha se është bërë një ndeshje e vogël dhe nuk e dinte se ai aksident i kishte marrë jetën djalit dhe rejës së tij.





“Policia na dha lajmin, e Malisheves, dy parë dyer i kem çelur, në mëngjes, edhe ato poshtë edhe këto lart. Ata thanë një ndeshje e vogël u bë ashtu-kështu, pasta me kerr kam shku menjëherë”, thotë ai.

Babai tregon se i biri, Shemsedini, kishte shkuar jashtë vendit para 15 vitesh, në moshë të re. Tregon se gruaja e tij, që po ashtu vd.iq në aksident, ishte në Kosovë para një jave.

“Ai që 15 vjet është atje. I ri u shku që 15 vjet. Vjen me kerr vetë me fëmijë. Para një javë, i ka vd.ek nana të shoqes së tij”, tregonte ai për Express.