Home Uncategorized Reperi Don Xhon po bëhet me avion privat

Reperi Don Xhon po bëhet me avion privat





Reperi i njohur, Don Xhoni është mjaftë aktiv në rrjete sociale, ku poston detaje për projektet muzikore si dhe momente nga përditshmëria.

Artisti 22 vjeçar shpesh herë komentohet për jetën luksoze që e ka arritur në këtë moshë përmes tregut muzikorë.

Pas publikimit të makinave të shtrenjta dhe shtëpive luksoze, Don Xhoni ka zbuluar se shumë shpejt do të bëhet me avion privat.

“Do ta blejë këtë vitin e ardhshëm. Mbani mend fjalët e mia”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë së avionit në InstaStory.