Home Uncategorized E trishtë: Raportohet se 6-vjeçarja u ngacmua se.ksua lisht nga shitësi i...

E trishtë: Raportohet se 6-vjeçarja u ngacmua se.ksua lisht nga shitësi i marketit në Prishtinë, ky i fundit përfundon në pranga të Policisë





Një ngjarje e trishtë dyshohet se ka ndodhur dje pasdite në Prishtinë, ku një nënë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës pasi pretendon se vajza e saj 6-vjeçare është sulmuar seksualisht nga shitësi i marketit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti i rëndë dyshohet se ka ndodhur brenda hapësirave të një marketi në rrugën ‘Qamil Bala’, të cilin vajza e vogël e frekuenton që nga hapja e tij për të blerë gjëra të ndryshme. Pa dijeninë e saj, ajo dyshohet se kishte rënë pre e sulmit seksual nga shitësi i marketit, i cili kishte krijuar një raport të afërt me vajzën e mitur.

Me të marrë vesh se çfarë ndodhë me vajzën e saj sa herë ‘viziton’ marketin në fjalë, nëna e 6-vjeçares denoncoi rastin në Polici, duke pretenduar se e mitura është sulmuar seksualisht nga shitësi.





Me të denoncuar rastin, Policia ka ndërmarr një varg veprimesh hetimore, duke intervistuar personat involvuar në rast, përfshirë edhe intervistimin e vajzës së mitur në prezencën e prindërve nga përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale, teksa kanë vënë në pranga edhe personin e dyshuar.

Çka deklaroi 6-vjeçarja?

Vajza e vogël gjatë intervistimit që u krye në shtëpinë e saj ku të pranishëm ishin prindërit dhe Policia, para përfaqësuesve të QPS-së ka dhënë një rrëfim goxha tronditës, duke theksuar se marketin në fjalë e frekuenton shpesh dhe kohë më parë shitësi kishte filluar të afrohet me të duke i folur për dore, më pas ka filluar t’ia kap faqen dhe disa herë e ka marrë edhe në prehër dhe e ka puthur në faqe.

Çka deklaroi nëna?





Nëna e të miturës me të arritur në stacion policor, ka bërë të ditur se dyshon që vajza e saj është sulmuar seksualisht nga shitësi i marketit. Kjo pasi kishte marrë informacione nga një dëshmitare e cila kishte parë ngjarjen që dyshohet se ndodhi dje, për çka më pas bisedoi dhe me vajzën e mitur, e cila po ashtu tha se shitësi e kishte ulur në prehër, por nuk e ka puthur.

Çka deklaroi dëshmitarja?

Për ta ndriçuar në mënyrë të plotë dhe aq sa është e mundur nëse ajo çfarë pretendon vajza 6-vjeçare ka ndodhur apo ka ngatërresë faktesh, Policia ka intervistuar edhe një dëshmitare e cila gjatë intervistimit të saj ka pohuar se në kohën kur ka qenë në market ka parë se shitësi e kishte kapur të miturën në krahë dhe më pas e kishte puthur në buzë. Në praninë e tij, dëshmitarja e kishte pyetur vajzën e vogël se çfarë e ka 51-vjeçarin, por përgjigjen e kishte marrë nga vetë i dyshuari i cili kishte thënë se e ka vajzë. E shqetësuar me atë që pa, ajo njoftoi nënën e vajzës.

Çka deklaroi i dyshuari?

Në vazhdën e veprimeve hetimore dhe intervistimit të personave të përfshirë në rast, hetuesit policorë kanë marrë në pyetje edhe personin e dyshuar, i cili në prezencën e avokatit të tij mbrojtës e ka pranuar se e ka kapur ‘hopa’ në krahë 6-vjeçaren, por ka mohuar ta ketë puthur në buzë ashtu siç pretendohet nga ankuesja.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit i cili pas përfundimit të procedurave policore ka nxjerrë aktvendim që 51-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Kujtojmë që ky rast është në fazën fillestare të hetimit dhe faktet akoma nuk konsiderohen si të provuara deri në zbatimin e plotë të hetimeve dhe nxjerrjen e një konkluzioni përfundimtar lidhur me atë se çka u denoncua dhe çka u provua.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja rreth rastit.