Home Uncategorized Arbenita kritikohet në rrjete sociale: Burrin e ke në burg, ti publikon...

Arbenita kritikohet në rrjete sociale: Burrin e ke në burg, ti publikon foto provokuese





Pak ditë më parë Fero u arrestua nga policia. Në rrjet qarkulluan video ku reperi shihej duke grushtuar një person në Gjilan.

Ditën e djeshme Fero ka dalë para Gjykatës Themelore të Gjilanit, e cila ka vendosur që ai të qëndrojë një muaj në paraburgim nën akuzën “sulmi”.

Ndërkohë bashkëshortja e reperit, Arbenita nuk i ka ndalur postimet në Instagram dhe ndjekësit e kanë sulmuar për pozën e fundit.

Modelja u shfaq e veshur me një bluzë të shkurtër ngjyrë jeshile dhe një palë pantallona të bardha, por fokusi është tek të pasmet. Kjo gjë është kritikuar nga ndjekësit e saj, të cilët i kujtojnë se Fero është momentalisht në burg.

“Mos u reklamo shumë se e ke burrin në burg”, shkruan një komentues, ndërsa në një tjetër koment thuhet: “Burrin në burg ti këtu”.