Home Uncategorized Biznismeni Fisnik Syla nis një romancë të re me prezantuesen e njohur...

Biznismeni Fisnik Syla nis një romancë të re me prezantuesen e njohur shqiptare





Biznismeni tashmë i njohur Fisnik Syla thuhet se ka nisur një romancë të re me prezantuesen e njohur shqiptare, Ester Bylyku.

Zërat nisën vetëm pak ditë më parë kur Fisniku postoi një video me këngën “Të ka marrë malli” të reperit Stresi.

Krah videos ai shkroi: “Tiranase, a të ka marrë malli të më shohësh?”.


Pas këtij postimi, ka ardhur ai i prezantueses, e cila është nga Tirana, Ajo ka ndarë një video me vendndodhjen ‘Belgjikë’, ku qëndron biznesmeni, duke shkruar: “Vij së shpejti tek ti”

Ester ka realizuar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. E pyetur ëse është në lidhje ajo e ka pranuar diçka të tillë.





Ajo ka publikuar një foto krah partnerit duke treguar vetëm pak nga ai, që ngjason shumë me Fisnikun, duke lënë të mendohet se aludimet janë të vërteta. Megjithatë deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga asnjëra palë / Kosovarja /