Home Uncategorized Në lidhje me aktorin hollivudian? Vajza e Shpëtim Saraçit reagon pas aludimeve:...

Në lidhje me aktorin hollivudian? Vajza e Shpëtim Saraçit reagon pas aludimeve: “I dashuri im është…’’





Për shkak të komenteve të shumta në fotot e Era Saraçit, në rrjet u aludua se ajo dhe aktori amerikan O’Neal McKnigh mund të jenë në një romancë.

Vajza e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit, ka reaguar për herë të parë mbi raportin e saj me aktorin.

Era ka vendosur të reagojë me një postim në Instastory duke mos lënë vend për dyshime.

“Më vjen të qesh me çfarë po dëgjoj dhe lexoj. S’do harxhoja kurrë kohën time të vyer për të sqaruar këtë lajm qesharak dhe aspak të vërtetë por ja që jam e detyruar. Po ju siguroj që ta bëni gjumin rehat: I dashuri im është shqiptar, tung!”, shkruan Era.