Home Uncategorized Kjo dyshohet të jetë arsyeja që tre vëllezërit Murturi e rrahën imamin

Kjo dyshohet të jetë arsyeja që tre vëllezërit Murturi e rrahën imamin





Imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha është rr.ah ur mbrëmë nga tre vëllezër.

Mësohet se personat të cilët e sul.muan Imanin e xhamisë janë Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi.

Tre vëllezërit ishin munduar të ndërhyjnë në mënyren e organizimit të jetës fetare brenda xhamisë të cilën imami e drejton, pasi që siç mëson Insajderi këta tre persona nga organet e rendit konsiderohen si eksremistë fetarë.





Imami i xhamisë Zeqir Berisha, sipas burimeve të Insajderit i kishte lajmëruar në polici kohë më parë këta persona, për ngacmim dhe kërcënim, por që nga organet e rendit nuk janë ndërmarr hapa.

Personat të cilët e kanë sulmuar imanin, tashmë janë intervistuar nga Policia, por siç mëson Insajderi asnjëri nga ta nuk e ka pranuar sulmin e bërë mbrëmë.

Imami ndodhet në QKUK e është jashtë rrezikut për jetë.





“Imami aktualisht është i shtrirë në QKUK në gjendje jashtë rrezikut për jetë”, tha ky burim për Insajderin.