Home Uncategorized Futbollisti i “panjohur” që dikur ishte lojtari i tretë më i paguar...

Futbollisti i “panjohur” që dikur ishte lojtari i tretë më i paguar në botë pas Ronaldos e Messit





Yjet më të mëdhenj të futbollit sot fitojnë shumë para dhe situata ndryshon nga dita në ditë dhe deri para disa vitesh në krye të listës ishte një futbollist që vështirë s’e keni dëgjuar më parë, shkruan GiveMeSport.

10 vjet më parë, argjentinasi Dario Conca ishte futbollisti i tretë më i paguar në botë, menjëherë pas Cristiano Ronaldos të Real Madridit dhe Lionel Messit të Barcelonës asokohe.

Në vitin 2011, Conca luajti për Fluminensen dhe fitoi kampionatin brazilian. Ai ishte lojtari më i mirë i Serie A të Brazili më 2009 dhe 2010. Shumë klube të famshme ishin të interesuara për shërbimet e tij, por ai zgjodhi paratë në vend të një karriere më të mirë.






Në vend të Evropës, ai u transferua në Superligën kineze dhe luajti për Guangzhou Evergrande. Klubi kinez shpenzoi një rekord të atëhershëm 10 milionë dollarë, që u bë transferimi më i madh në futbollin kinez.

Por gjëja më interesante është paga. Conca fitonte 170 mijë funte në javë, të cilat i mjaftuan për të qenë futbollisti i tretë më i paguar në botë, pas Ronaldos dhe Messit.

Kontrata e Concas ishte një nga të parat e mëdha në futbollin kinez dhe rruga e tij u ndoq nga yje të shumtë evropianë dhe amerikano-jugorë që shkuan në Kinë për vite me radhë dhe fituan shuma të majme parash.

Argjentinasi ishte mjaft i mirë në Guangzhou ku shënoi 54 gola në 99 paraqitje. Ai luajti në atë klub për tre vjet, por shkaktoi probleme të shumta, ndaj u suspendua me nëntë ndeshje sepse reagoi ashpër ndaj vendimit të trajnerit për ta zëvendësuar gjatë lojës.

Conca nuk ka luajtur kurrë në Evropë. Pas Kinës, ai u kthye në Brazil, dhe më pas udhëtoi përsëri në Azi. Ai e përfundoi karrierën e tij në vitin 2019 në fanellën e American Bold.