Home Uncategorized Kimete Berisha: A po e shkatërron Albin Kurti Kosovën me qellim apo...

Kimete Berisha: A po e shkatërron Albin Kurti Kosovën me qellim apo nga padija?





Në Kuvendin e Kosovës para pak ditëve është votuar në lexim të parë projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ky projektligj ka kaluar vetëm me votat e pushtetit, 58 vota për dhe 3 abstenime, dhe pa mbështetjen e opozitës. Opinjonistja, Kimete Berisha ka shkruar disa rreshta thumbues lidhur më këtë iniciative të qeverisë, transmeton Periskopi.

Bershës i dukët ‘fore’ qe nuk mund të shitet, krijimi Byrosë. Ajo mendon se, kryeminsitri Kurti, këtë Byro e ka shpikur për shantazh, si gogol me të cilin mendon se i tremb kundërshtarët.





“Kosovës nuk i punon fshesa e bërllogut, jo fshesat e tjera. Shihni kontenjerët, si me bë në to gërmime arkeologjike, mbeturinat e shpërndara kudo. Kaos. Byronë e ka shpikur për shantazh, si gogol me të cilin mendon se i tremb kundërshtarët”, ka shkruar Berisha.

Postimi i Berishës:

Në njërën anë i punëson gratë e deputetëve të VV-së me të njofshëm (e legjitimon nepotizmin dhe korrupsionin),

në anën tjetër trillon ‘Byro për konfiskimin e pasurisë’!





Cilës pasuri?

Cila Byro?

Kujt ia shet këto fora?

Nuk është i zoti ligjin kundër duhanit me zbatu…

Kosovës nuk i punon fshesa e bërllogut, jo fshesat e tjera.

Shihni kontenjerët, si me bë në to gërmime arkeologjike, mbeturinat e shpërndara kudo.

Kaos.

Byronë e ka shpikur për shantazh, si gogol me të cilin mendon se i tremb kundërshtarët.

Nuk mundet me ndal familjarizmin,

nuk i ndal tenderat një burimor,

nuk e ndal hajninë në Institucione,

perdet e gjata të Sveçles, sa krejt kufijtë e Kosovës,

…e po mundet me ja marrë dikujt pasurinë.

Ai edhe Albulena e tërbuar.

Ec se ky vend nuk bëhet.

Atmosferë e zymtë…çmendinë.

Krejt në depresion.

Këtu nuk flitet gjë tjetër veç për çmime të larta, për t’ana llojet e krizave dhe për migrim.

Kush është ky?

A po e shkatërron Kosovën nga padija apo me qëllim!

Pse unbë Kosova pijac i Serbisë?

Pse gjithë ky varfërim?

Pse shteti mbahet me sadaka, e tregtarët (që i shfrytëzojnë punëtorët si skllevër) qeveria Kurti i bën çirak?

Dil këqyr çka po të ndodh…

Fëmijët 13 vjeç po t’i keqpërdor tregu, e ky bash q’atyne tregtarëve po ua rrasë gushat.

P.S. Si me na gju’ në mal, e me na thënë: hajt, gjinduni tash…kërrshituni mes vete.