Home Uncategorized Cilat janë kriteret për subvencionim me nga 300€ për punëtorët?

Cilat janë kriteret për subvencionim me nga 300€ për punëtorët?





ÇDO FAMILJE SË PAKU NJË TË PUNËSUAR. Do të subvencionojmë pagat në masën 70%, deri në 300 euro maksimumi, për 6 muaj rresht. Ky ishte postimi i Kryeministrit. Por si do te subvencionohen dhe cilet jane kriteret?

Kriteri numer 1 qe nje punetor ti perfitoje 300€ eshte te mos kete te punesuar askend ne shtepi.

Njeashtu kjo eshte edhe nje ndihmese per biznese ku 70% e pages i subvencionohet nga shteti dhe vetem 30% do ta paguaj vetë.

Këtë të hëne të 18 korrikut, ministri i Financave Hekuran Murati, pritet ta prezantojë skemën e re të Qeverisë së Kosovës, përmes të cilës do të subvencionojë një pjesë të pagave për punëtorët e rinj, pavarësisht llojit të punës, apo kompanisë e cila ofron punësimin për punëtorin e ri.





Për këtë skemë ka folur shkurtimisht edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën përmes një video-mesazhi.

“Në kuadër të masave të punësimit synojmë të garantojmë që çdo familje në republikën e Kosovës ka së paku një të punësuar. Nëpërmjet të kësaj skeme ne synojmë të subvencionojmë deri në 70 për qind të pagës bruto të punëtorit maksimumi 300 euro për gjashtë muaj me radhë”, tha Kurti.