Home Uncategorized Policia dënon me 500 euro dhe heqje të patentës për 1 vit...

Policia dënon me 500 euro dhe heqje të patentës për 1 vit shoferin që ‘fluturoi’ rrugëve të Gjakovës





Një një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, një shofer në rrugën ‘Gasper Karaqi’ në Gjakovë ia ‘shkeli’ hiç më pak se 158 km/h, raporton Gazeta Sinjali.

E kjo sigurisht nuk kaloi pa rënë në syrin e organeve të rendit, ku Policia me anë të laserit për matjen e shpejtësisë ka identifikuar automjetin që ‘fluturoi’, duke i shqiptuar kështu gjobë prej 500 eurosh.

Po ashtu atij i janë shqiptuat 5 pikë negtative, si dhe masa mbrojtëse – ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një vit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit rrugor në mënyrë që të jenë kontribues aktiv në rritjen e sigurisë në rrugë” thuhet në njoftimin e Policisë.