Home Uncategorized Prindërit e Thaçit sot në Hagë, takohen për herë të parë që...

Prindërit e Thaçit sot në Hagë, takohen për herë të parë që nga arrestimi i ish-Presidentit





Pas gati dy vitesh, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vizitohet në Hagë nga prindërit e tij, pasi që nga ajo periudhë po mbahet në paraburgim nën akuzat për kr.im e lufte.

Siç raporton lajmi.net me burime, prindërit e ish-presidentit, Haxhi e Hyra Thaçi, do ta vizitojnë atë sot.

Sipas këtyre burimeve, ata do të nisen mëngjesin e së premtes dhe do të qëndrojnë për në kryeqytetin e Holandës deri në orën 16:00.

Dëshirën për ta takuar të birin, e kishin theksuar edhe gjatë vizitës së Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në Burojë të Skenderajt.