Home Uncategorized Pas rritjes alarmante të rasteve me Covid, Ministria rekomandon bartjen e maskës

Pas rritjes alarmante të rasteve me Covid, Ministria rekomandon bartjen e maskës





Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një komunikatë lidhur me gjendjen epidemiologjike në vend, pas rritjes alarmante me Covid gjatë ditëve të fundit.

I pari i kësaj ministrie, Rifat Latifi, u ka bërë thirrrje qytetarëve që të rrisin kujdesin, të zbatojnë masat në fuqi kundër COVID-19 dhe t’u përgjigjen thirrjeve për vaksinim.

Ministri ka pasur një apel për personat mbi 60-vjeç dhe ata me imunitet të komprementuar.

“Në veçanti, i bëhet thirrje kësaj grup-moshe dhe personave me imunitet të komprometuar, që të shmangin qëndrimet në ambiente ku ka grumbullim të njerëzve, përderisa rekomandohet bartja e maskës në ambiente të mbyllura dhe vaksinimi për grup-moshat e lejuara që të vaksinohen”, thuhet në komunikatë.





Është kërkuar edhe që t’u kërkohet gjithë qytetarëve dëshmia e marrjes së dy dozave të vaksinës, përjashtim personave nën moshën 16 vjeç dhe personave të liruar nga vaksinimi sipas kundër-indikacioneve për vaksinim me dëshmi të mjekut.

“Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, u bëhet thirrje të gjitha institucioneve publike dhe private, veprimtarive ekonomike, në veçanti sektorit të gastronomisë, sektorëve të kulturës, sportit si dhe të gjitha veprimtarive të tjera,

që të zbatojnë masën në fuqi që të punësuarve, klientëve dhe pjesëmarrësve në aktivitete dhe veprimtari përkatëse, t’u kërkohet dëshmia e marrjes së dy dozave të vaksinës kundër COVID-19, përveç personave nën moshën 16 vjeç dhe personave të liruar nga vaksinimi sipas kundër-indikacioneve për vaksinim me dëshmi të mjekut”, thuhet në komunikatë.





Nga kjo Ministri thonë se ndryshimi eventual i masave në fuqi, do të mund të bëhet sipas rekomandimeve të institucioneve relevante dhe ekspertëve, në varësi të situatës epidemiologjike dhe projeksioneve rreth zhvillimit të saj.