Home Uncategorized Kështu e kujton nipi simpatik humoristin Rasim Thaçi-Cima

Kështu e kujton nipi simpatik humoristin Rasim Thaçi-Cima





Njeriu që i afeksioni qindra mijëra njerëz me karakterin dhe humorin e tij, më nuk është mes të gjallëve.

Megjithatë, figura, personaliteti dhe humori karakteristik i Rasim Thaçit-Cimes, vazhdon të jetojë.

Humbjen e Rasim Thaçit, mjaftë të rëndë e patën e vazhdojnë ta kenë familja, miqtë, por edhe publiku i gjerë, që për vite me radhë qeshi e u argëtua me personazhin e tij karizmatik, Cimen.

E, nipi i tij i preferuar, Rroni, që lidhjen me gjyshin e kishte të jashtëzakonshme, kudo që shkon e vesh një bluze me figurën e gjyshit të dashur e të munguar tashmë.