Home Uncategorized “Pushimet në Jug më janë kthyer në makth”, Armina Mevlani zbulon arsyen

“Pushimet në Jug më janë kthyer në makth”, Armina Mevlani zbulon arsyen





Blogerja shumë e komentuar, Armina Mevlani ka deklaruar se pushimet në Jug të Shqipërisë i janë kthyer në një ‘makth’, kjo pasi ka një mungesë privatësie.

Armina ka zbuluar se pushimet që ajo ka shijuar më së shumti janë kur ka qenë e vogël kur ende nuk ishte e famshme.

Blogerja ka theksuar se nuk i vuan komentet, por nuk ndihet rehat.

“Kam qenë njëherë në në Borsh tek shtëpia e nëj familje, ata çdo mëngjes na sillnin vezën e freskët, pulën e freskët, drekën darkën, unë kam qenë diku tek 12 vjeç dhe i kujtoj si pushimet më të bukura me familjen.





Tani do shkoja, por me Jugun e Shqipërisë kam probleme, gjithmonë kam përfunduar në gazetë dhe nuk më duken më pushime në këtë pikë, fotografohem dhe më është kthyer në makth, jo u dobësua jo u shëndoshë, më është kthyer në makth.

Nuk i vuaj komentet, por nuk ndihem rehat, nuk e shijon dot e kupton, ato fundjavat e kam të ndarë mendjen që do më ndodhë kjo gjëja”, u shpreh ajo në “Goca dhe Gra”./abcnews.al