Home Uncategorized Lidhja hekurudhore Durrës – Prishtinë, ky është projektligji i aprovuar nga Qeveria

Lidhja hekurudhore Durrës – Prishtinë, ky është projektligji i aprovuar nga Qeveria





Qeveria Kurti ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë dy vendime, raporton Gazeta Sinjali.

Përveç vendimit që lidhet me marrëveshjen me MCC-në, Qeveria ka miratuar edhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit dhe Projekt-Idesë për Lidhjen Hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove ndërmjet palëve për financimin e Studimit të Fizibilitetit të këtij projekti, gjegjësisht për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.