Home Uncategorized Ekskluzive: Këta janë kapiteni, rreshteri dhe zyrtari policor në Ferizaj të suspenduar...

Ekskluzive: Këta janë kapiteni, rreshteri dhe zyrtari policor në Ferizaj të suspenduar për keqpërdorim detyre





Tre zyrtarë policorë janë suspenduar sot me rekomandim të Inspektoratit Policor, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për:

Kapiten Ibrahim Shatrolli,

Rreshteri Muhadin Hajdini dhe





Zyrtari policor Përparim Siriniqi.

Të njëjtit janë pjesëtarë të Policisë në Njësinë Rajonale të trafikut rrugor në Ferizaj.

Ata po dyshohen se kanë ndaluar një qytetar për vozitje të shpejtë (104 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h) dhe ia kanë shqiptuar tiketën në vlerë 500 euro, një vit ndalesë të drejtimit të mjetit motorik dhe pesë pikë negative.

“Katër ditë pas shqiptimit të tiketës është anuluar tiketa e parë, i është kthyer patentë shoferi qytetarit dhe i është shqiptuar tiketë e re vëllait të qytetarit për vozitje pa patentë shofer duke e anashkaluar plotësisht Komisionin për Vendosje si autoritet i vetëm për anulimin ose jo të tiketave në trafikun rrugor, sidomos kur ka masë mbrojtëse”.





Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.