Home Uncategorized Maturantja nga komuna e Skenderajit që mori 91 pikë në testin e...

Maturantja nga komuna e Skenderajit që mori 91 pikë në testin e maturës





Këtë vit testit të maturës i janë nënshtruar rreth 22 mijë nxënës në gjithë vendin.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), publikoi rezultatet e Testit të Maturës, sipas të cilave arritshmëria mesatare është 78.43 për qind.

Nxënësja Aulona Durmishi nga Gjimnazi “Hamëz Jashari”në Skenderaj ka arritur 91 pikë.

Radio-Ylberi ka pyetur nxënësen Durmishi se ku do ti vazhdon studimet ajo është pergjigjur, se studimet do ti vazhdon ne fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.