Home Uncategorized S’ka të ndalur: Rozeta Hajdari paralajmëron shtrenjtime tjera në vjeshtë

S’ka të ndalur: Rozeta Hajdari paralajmëron shtrenjtime tjera në vjeshtë





Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka folur se a mund të ketë rritje të çmimeve në vjeshtë.

Hajdari në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se ka statistika që në vjeshtë mund të ketë rritje të çmimeve.

“Ne nuk mund ta parashikojmë rritjen, ka statistika që thuhet se ndoshta në vjeshtë mund të ketë rritje por ndoshta nuk mund të ketë rritje sepse nuk e ke paraparë luftën”, ka thënë ajo.

E pyetur se cili është plani tjetër pasi janë të vetëdijshëm se një krizë tjetër mund të vijë në vjeshtë, Hajdari tha se “sikur të isha me shumë miliarda në Kosovë do të kisha vepruar shumë lehtë, të mbushi arkën e shtetit me të gjitha furnizimet dhe ta sigurojë tregun e Kosovës”.

“Gjithçka shkon në mundësinë e buxhetit, sa të kemi buxhet kemi mundësi të zhvillojmë edhe masa dhe paketa përkrahëse. Sa të kemi buxhet kemi mundësi të jemi edhe pjesë e stabilizimit të tregut. Por çka mundemi tani për tani të veprojmë, të ndalim lojën e pafavorshme dhe lojën jo fer të lojtarëve që janë spekulant në treg”, ka deklaruar Hajdari.