Home Uncategorized Shiu i dendur përmbyt rrugët e Prishtinës (VIDEO)

Shiu i dendur përmbyt rrugët e Prishtinës (VIDEO)





Disa qytete të Kosovës po përballen me stuhi të fuqishme, erë e breshër, gjersa uji ka bllokuar rrugët e Dardanisë dhe atë “B” në Prishtinë.

Për shkak të reshjeve të dendura, disa rrugë janë bërë vështirë të kalueshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Disa sinjalizues kanë dërguar pamje nga vendi, të cilat flasin më së miri për gjendjen e rrugëve, të cilat ngjajnë me ndonjë liqen.