Home Uncategorized Këta janë tre zyrtarët e arrestuar për dallavere me subvencione, në mesin...

Këta janë tre zyrtarët e arrestuar për dallavere me subvencione, në mesin e tyre një asamblist i VV-së





Gjatë ditës së djeshme, 11 persona që dyshohen për dallavere me subvencione kanë përfunduar në pranga pas një aksioni të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Në mesin e të arrestuarve, tre janë persona zyrtarë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se zyrtarët që u prangosën pasi dyshohet se janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’,

janë Liridon Fandaj – asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Suharekës, Arton Elezi – zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë në Viti dhe Bekim Bruqi – zyrtar në Institutin e Bujqësisë në Pejë.






Liridon Fandaj


Arton Elezi

Bekim Bruqi
Sinjali ka siguruar listën me emrat e të arrestuarve, ku janë të përfshirë edhe tetë persona tjerë të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.





Pas intervistimit të të dyshuarve, me aktvendim nga prokurori, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.