Home Uncategorized Beatrix paralajmron bashkimin me teze Albërijen

Beatrix paralajmron bashkimin me teze Albërijen





Beatrix Ramosaj po sjellë bashkëpunim me tezen e saj, Albërijen, Trixa si duket është duke punuar për projektin e saj të radhës, projekti i saj i radhës do të jetë bashkëpunim.

Kësaj radhe ajo ka bashkuar forcat me tezen e saj, Albërie Hadërgjonaj, kështu duke sjellë bashkëpunimin e tyre të parë.

Këtë e la të nënkuptohej Albëria me një fotografi që postoi në ‘InstaStory’, ku ishte në një studio muzikore, teksa ka etiketuar Beatrixën.

“Vjen shumë shpejt”, shkroi Albëria në mbishkrimin e fotografisë, e cila më vonë u ripostua edhe nga Trixa.