Home Uncategorized Turqia ndryshon zyrtarisht emrin

Turqia ndryshon zyrtarisht emrin





Lamtumirë, Turkey!

Qeveria e Presidentit Recep Tayyip Erdogan ka vendosur të ndryshojë zyrtarisht emrin e vendit, duke hequr dorë nga versioni i vjetër në anglisht, i cili shpesh ngatërrohet me gjelin e detit.

“Fjala Türkiye përfaqëson dhe shpreh kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit turk në mënyrën më të mirë”, tha Erdogan.





Organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, Organizata Botërore e Tregtisë dhe NATO kanë miratuar tashmë Türkiye pas kërkesës zyrtare nga autoritetet turke.

Më parë, qeveria e Erdogan ka bërë presion që emri i njohur ndërkombëtarisht si Turkey (Turqia) të ndryshohet në Türkiye siç shkruhet në turqisht. Ky ndryshim lidhej me dëshirën për të pasur një emër ndryshe nga gjeli i detit (“turkey” në anglisht) dhe konotacionet negative që lidhen me të.

Kritikët thonë se riemërtimi është një tjetër mjet populist që Erdogan po e shfrytëzon për të larguar vëmendjen nga problemet e vazhdueshme ekonomike të vendit dhe për të nxitur votuesit nacionalistë përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.





Türkiye shqiptohet /turkije/.