Home Uncategorized Dimal Basha: Albulena Haxhiu punon 16 orë në ditë, me qit diçka...

Dimal Basha: Albulena Haxhiu punon 16 orë në ditë, me qit diçka në dritë





“Albulena Haxhiu punon 16 orë në ditë për me qit diçka në dritë”.

Kështu ka thënë Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje për ministren e Drejtësisë.

Basha në emisionin “DPT te Fidani në T7”, iu është përgjigjur deklaratës së shefit të grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahirit, i cili të hënën sot ka deklaruar se “Kurti është i vetëm”, pasi sipas tij “ministrat i janë lodhur”.

Më pas ka pasuar deklarata e Bashës për Albulena Haxhiun që sipas tij “po punon shumë për vettiungun në drejtësi”.

Gjatë kësaj interviste, ai ka folur vazhdimisht për nevojën e ndryshimeve në sistemin e drejtësisë.