Home Uncategorized Besimtarët myslimanë nga Kosova janë nisur për në Haxh

Besimtarët myslimanë nga Kosova janë nisur për në Haxh





Në orët e para të mëngjesit të sotëm besimtarët e komunitetit mysliman nga Kosova kanë marrë rrugë për në vendet e shenjta, Mekë e Medinë për të kryer Haxhin.

Nisja e tyre është bërë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se ka numër të madh të besimtarëve të cilët janë nisur në Haxh.

Shkuarja për në Haxh, besimtarëve të Kosovës i kushtoi 5 mijë e 700 euro.

Kujtojmë se numri i besimtarëve që shkojnë në vendet e shenjta është rritur dhjetëfish dhe mosha mesatare është 40-vjeç.