Home Uncategorized Ronela Hajati na fton në dasëm: Do martohem

Ronela Hajati na fton në dasëm: Do martohem





Që të kuptohemi nuk po martohet prej vërteti Ronela Hajati por është duke xhiruar videon e saj më të re.

Jo më kot sot ka postuar në rrjetet sociale foto e video duke u përgatitur për këtë klip sepse kënga e re që do të publikohet së shpejti është kënga e saj e preferuar.

Pas Eurovizionit gjërat se kanë shkuar perfekt për Ronelën, ajo ka regjistruar një këngë në italisht, ka publikuar bashkëpunimin e saj të dyte me reperin Mato Lale “Papi Chulo” dhe ja tek e shohim sot në sheshxhirimi për projektin e saj të ri.

Kënga e re e Ronelës do të titullohet “Valle” prandaj dhe ajo është veshur si nuse sot, por jo me të bardha por me të zeza.

Shiko videon: