Home Uncategorized Sara na prezantoi më në fund një pjesëtar të familjes së saj

Sara na prezantoi më në fund një pjesëtar të familjes së saj





Sara Hoxha partnerja e Ledri Vulës festoi 30 vjetorin e saj të lindjes në një festë me familjarët si dhe miqtë e saj dhe të Ledrit.

Artistë si Yll Limani, Dhurata Dora, Lumi B, Ardian Bujupi, etj ishin pjesë e festës së blogeres së njohur.

Por ajo që na bëri përshtypje ishte dhe kjo foto me një prej familjarëve që Sara vendosi ta ndante me ndjekësit e saj, “Kjo është halla ime”, shkruan Sara ku vërejmë një ngjashmëri të madhe mes tyre.

Kjo është hera e parë që Sara ndan një foto të tillë pasi kurrë më parë nuk ka postuar foto me familjarët e saj, por vetëm me ata të Ledrit të cilët janë edhe figura publike e që nuk e kanë me siklet të jenë pjesë e rrjeteve sociale.