Gjatë ditës së djeshme në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se modelja e aktorja shqiptare, Megi Pojani, ka nisur lidhje dashurie me futbollistin e Kombëtares, Endri Çekiçi.
Ndërsa, sot u vërtetua çdo aludim për këtë marrëdhënie.
Faqja “Vipatebllokut” kanë kapur një imazh në të cilin shihet Megi duke e fotografuar të dashurin.
Sigurisht që pa dashje u zbulua, por që dyshja duket se po shijojnë pushimet në maksimum në ishujt e Afrikës Lindore./Indeksonline/