Home Uncategorized Vehbi Kajtazi: Albin Kurti është kokrra e mashtruesit

Vehbi Kajtazi: Albin Kurti është kokrra e mashtruesit





Analisti Vehbi Kajtazi ka komentuar marrëveshjen e djeshme të energjisë, e arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Kajtazit, kjo marrëveshje është e mirë por qëndrimet e Kurtit kanë ndryshuar, përcjell Periskopi.

“U sill situata qysh u sill, me presion të ndërkombëtarëve, përkatësisht të amerikanëve është arritë kjo marrëveshje, për mu e mirë, por këtu nuk është problemi i energjisë por është Albin Kurti.

Abin Kurti i ka gjujtë njerëzit me gurë, e drurë, e vezë, për këtë marrëveshje të cilën e ka nënshkru dje. Pra, Albin Kurti ka ndryshu”, tha ai.





Kajtazi tutje tha se Kurtin nuk mund ta quajmë tradhtar por mundemi me iu referu me çfarëdo cilësimi tjetër.

“Albin Kurtit, tash ne jemi të lirë me ja qitë secilin cilësim që dojmë, jo tradhtar. Unë s’muj me i thanë tradhtar, por që është mashtrues, përkatësisht kokrra e mashtruesit, kjo as nuk diskutohet. I ka lëndu njerëzit fizikisht tu e kundërshtu këtë marrëveshje të cilën e ka nënshkru dje”, u shpreh Kajtazi.

Kujtojmë se Kurti e finalizoi marrëveshjen e Thaçit e Mustafës lidhur me çështjen e energjetikës, pa e ndryshuar “asnjë presje”.