Home Uncategorized Dafina bën gjestin tipik shqiptar pas krahëve të Kidës

Dafina bën gjestin tipik shqiptar pas krahëve të Kidës





Dafina Zeqiri dhe Kida kanë publikuar pak ditë më parë bashkëpunimin e tyre të parë “Luje Belin”, një këngë që është pritur mirë nga publiku, por jo kënga më e komentuar e vajzave.

Por pak minuta më parë Dafina ka postuar në “Instastory” ku ironizon të gjithë kolegët e saj, e në fakt pas cdo bashkëpunimi ka gjithnjë debate e thashetheme pas krahëve.

Ky nuk është rasti i Dafinës dhe Kidës pasi ato njihen prej vitesh dhe madje kur kanë realizuar këtë video kanë qenë bashkë.

Por të dyja (sidomos Dafina) kanë hatërmbejtje me kolegët e tyre, kujtojmë këtu rastin me Taynën ku pas bashkëpunimit këngëtaret nuk flasin më, apo edhe me shumë artistë të tjerë si Tuna e Ledri, edhe pse tani marrëdhëniet e tyre janë stabilizuar për një periudhë kohe Dafina nuk fliste me ta.