Home Uncategorized Megi Pojani në lidhje me futbollistin e njohur shqiptar

Megi Pojani në lidhje me futbollistin e njohur shqiptar





Edhe pse tepër e njohur në botën e mediave sociale dhe asaj të televizionit, Megi Pojani gjithmonë është treguar e rezervuar për sa i përket jetës private.

Megi njihet për natyrën e saj ekspresive dhe provokuese dhe mesa duket ajo tashmë e ka gjetur dashurinë e saj.

Pas rikthimit në rrjetin social “Instagram”, ajo ka postuar disa fotografi nga mund të shohim që ajo po shijon disa ditë pushime në ishujt e Afrikës Lindore.





Por ajo çfarë ra në sy ishte postimi i futbollistit të kombëtares, Endri Çekiçi.

Nga fotot e publikuara nga dyshja mund të shohim qartë që ata ndodhen në të njëjtin vend dhe se po shijojnë pushimet bashkë.

Endri është një futbollist mjaft i njohur i kombëtares së Shqipërisë dhe luan me ekipin turk të Konyasporit.

Shiko fotot: