Home Uncategorized Albulena Haxhiu: Do të ketë verifikim të listave të veteranëve, po bëjnë...

Albulena Haxhiu: Do të ketë verifikim të listave të veteranëve, po bëjnë dëm të madh





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një përgjigje të dhënë në llogarinë e saj në Instagram ka thënë se do të ketë verifikim të listave të veteranëve.

Sipas Haxhiut, ata që nuk kanë qenë në luftë po i bëjnë dëm të madh së kaluarës, tashmes dhe së ardhmes.

“Do të ketë verifikim të listave të veteranëve. Kushëdo qoftë që edhe një minut e ka mbajtur uniformën e UÇK-së meriton përulësi, respekt dhe mbështetjen nga shteti por jo edhe ata të cilët nuk kanë qenë në luftë.

Ata nëse nuk tërhiqen, duhet të largohen nga lista sepse është dëm i madh i së kaluarës, tashmes dhe të ardhmes”, ka thënë ajo.