Home Uncategorized Nuk është e lehtë të tradhtosh Shakira-n, këngëtarja hakmerret me Pique-n

Nuk është e lehtë të tradhtosh Shakira-n, këngëtarja hakmerret me Pique-n





Mesa duket këngëtarja e njohur Shakira nuk e ka pritur fare mirë tradhtinë e Piques dhe së fundmi po thuhet se mes tyre po zhvillohet një “luftë e ftohtë”.

Raportet në mediat e huaja tregojnë se urrejtja e Shakira-s është aq e madhe, sa ka vendosur që ta ndajë me mur vilën ku jeton, me qëllimin të mos ketë asnjë lloj kontakti me pjesën që i takon ish-partnerit dhe prindërve të tij.

Edhe pse lajmet për raste kur edhe pas ndarjes, dikush preferon të ruajë marrëdhënie normale me prindërit e ish-it, nuk mungojnë, Shakira duket se nuk bën pjesë aspak në këtë kategori.





Një gazetare spanjolle që po analizonte vendimin ekstrem të yllit të muzikës, i doli në krah duke thënë se nëse është e vështirë të ndahesh me një partner pas 12 vitesh, imagjinoni pak si mund të ndihesh nëse sheh çdo ditë ish-vjehrrin apo ish-vjehrrën vërdallë, duke përgjuar pranë asaj që është ende shtëpia jote.

Pas ndarjes nga Shakira dhe skandaleve për një tradhti të mundshme, futbollisti i Barcelonës, Pique ka humbur rreth 5 milionë ndjekës në Instagram. Konkretisht, profili i tij ka rënë me një milion ndjekës në ditë.

Ndërkohë, Shakira fiton rreth 300,000 përdorues në ditë. Diçka kjo e pritshme më shumë se sa e papritur, pasi ditët e sotme ndjekësit nuk të falin kur vjen puna tek këto çështje.





Pique po has probleme edhe në karrierën e tij. Sipas sondazhit të fundit të Culemania, 63.3% e tifozëve besojnë se Pique duhet të tërhiqet ose të largohet nga klubi. Vetëm 17.1% e të anketuarve janë plotësisht në favor të vazhdimësisë së tij. 14.1% favorizojnë vazhdimësinë e Pique me kushtin që ai të jetë 100% fizikisht i përgatitur, ndërsa 5.4% e mbetur thonë se Pique duhet të ishte tërhequr nga Barça shumë kohë më parë.

Top Albania Radio shkruan se detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me dhënien fund të historisë së dashurisë mes Shakirës dhe Gerard Piqué.

Ylli i popit dyshohet se kishte prova për marrëdhënien e ish-partnerit, pasi e kishte ndjekur nga një hetues privat, pikërisht sepse ajo kishte dyshime për sjelljen e pazakontë të Pique.