Home Uncategorized Mosvlerësimi nga shteti bën që veterani i UÇK-së të niset sot për...

Mosvlerësimi nga shteti bën që veterani i UÇK-së të niset sot për gurbet





Ish-ushtari i UÇK-së, Naser Berisha është nisur sot në gurbet, raporton GazetaBlic.

Kjo u bë e ditur nga vajza e tij, e cila publikoi një shkrim në rrjetet sociale që emocioni të gjithë.

Vijona Berisha ka shkuar se mosvlerësimi ndaj veteranëve të UÇK-së ka bërë që edhe babai i saj të largohet nga vendit.

“Ju Ushtria Çlirimtare e Kosovës, asnjëherë nuk u vlerësuat, asnjëherë nuk u respektuar, andaj nuk ju mbeti asgjë tjetër përveç të largoheni nga vendi juaj, që dhatë djersë e gjak”, shkroi Vijona Berisha në “Facebook”.

“Sot ti u detyrove ta braktisesh atdheun,mundin, folenë ,vendin dhe Familjen tende, e sot duhet t’i drejtohesh gurbetit per të mbajtur familjen me para HALLALL, faleminderit babi qe nuk na ushqeve me “haram” ashtu siq vepruan të tjeret dhe po vazhdojn ende…Babi ti nuk luftove për të ikur nga atdheu yt…!” tha ndër tjera ajo.