Home Uncategorized Edhe vajza tjetër e Shkurte Fejzës i futet muzikës

Edhe vajza tjetër e Shkurte Fejzës i futet muzikës





Këngëtarja unike Besiana Behluli, sapo i ka dhënë dritën e gjelbërt projektit të saj më të ri me titull “Crush a love”.

Pas një sesioni këngësh live të prezantuara pak kohë më parë, ku edhe një herë u dëshmua fuqishëm potenciali i saj në muzikë dhe interpretim live, Besiana vjen me këtë këngë që do tiu bëhet fiksim.

Kënga e re “Crush a love” e Besina Behlulit, që mbanë vulën e hitit, është me tekst dhe muzikë nga Petrit Sefaj & Silvi Memac, aranzhuan nga Cekic, ndërkaq videoklipi është punuar nga “Max Production”, për veshjet dhe stilin e këngëtares është kujdesur Valon Pestisha.

“Crush a love” e sjell këngëtaren në një verzion krejt të veçantë, duke vallëzuar, Besiana është në skenë prej vitesh dhe gjithmonë duke shfaqur elegancë, zë, modernitet dhe një dozë arti ndryshe.