Home Uncategorized Si e dinte Diplo që ‘Sunny Hill’ nuk do mbahej në Prishtinë?...

Si e dinte Diplo që ‘Sunny Hill’ nuk do mbahej në Prishtinë? Ja çfarë shkroi ai disa javë më parë

“Kush do vijë me mua në Shqipëri”- shkroi Dj i njohur me famë botërore, Diplo, më 25 maj në një status në Instagram, e nëse atëherë të gjithë u entuziazmuam nga pjesëmarrja dhe reagimi i tij, sot ky status mund të shihet nga një tjetër këndvështrim.

Ditën e martë, më 14 qershor, ‘Sunny Hill Festival’ njoftoi se këtë vit do ndyshojë vendndodhje dhe nuk do organizohet në Prishtinë sikurse ka ndodhur dy vitet e tjera, por do zhvendoset në Tiranë, sipas themeluesit, babait të Dua Lipës, Dukagjinit, ai u anulua për shkak të vonesave në dhënien e pronës për shfrytëzim në Bërnicë.





Po ashtu, referuar Dukagjinit dhe deklaratave të bëra nga përfaqësues të ndryshëm të Festivalit në intervistat e dhëna në media, diskutimet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, kanë ndodhur ditëve të fundit dhe ky problem do zgjidhej edhe në Prishtinë po mos të ishte për vonesat proceduriale dhe faktin që jo çdo hapësirë në Prishtinë është e pranueshme për Festivalin.

Për tu rikthyer te status i Diplos, pyetja është se përse artisti amerikan shkroi ‘Kush do vijë me mua në Shqipëri” dhe nuk shkroi në ‘Kosovë’? në kohën kur ai shpërndau postimin në rrjetet sociale askush nuk e dinte rreth këtij ndryshimi, të paktën publikisht nuk ishte bërë asnjë njoftim zyrtar, atëherë, nga e dinte Diplo që Festivali do zhvillohej në Shqipëri? ndoshta i ishte thënë që në fillim se do performonte në Tiranë?

Kjo gjë përforcon edhe më shumë teorinë e përfolur prej ditës kur u dha vendimi, që kjo gjë u piketua që të ndodhte kështu, një vit më parë kur Dua dhe Dukagjin Lipa ishin me pushime ne Shqipëri, familja e artistes fituese të çmimeve ‘Grammy’ ka një marrëdhënie shumë të mirë me Ramën dhe Veliajn e madje disa herë kanë paralajmëruar për surpriza./panorama