Home Uncategorized “Puntë i kam pas mirë prej që kam lindë”, Haxhiu tregon si...

“Puntë i kam pas mirë prej që kam lindë”, Haxhiu tregon si e ka blerë veturën Q7: E kom ble me pare të mia





Bekim Haxhiu nga radhët e PDK-së i ftuar në Emisionin CONTEX, në ATV ka treguar se sa i ka kushtuar blerja e veturës Q7.

“E kom ble me pare të mia, e kom shit Mercedesin, e kom marr edhe një kredit edhe e kam pagu në reformë”, ka thënë ai.

I pytur se a do t`i ndihmonte tërhqeja e trustit, për me mbulu kredin, Haxhiu thotë se nuk e ka këtë problem.

“Kredin e paguj sepse ma mbulon rroga, nuk e marr si problem me pagu kreditin”.





Ai tutje ka thënë se puntë materialisht i ka pas mirë qysh edhe para luftës.

“Puntë i kam pas mirë, prej se kam lindë. Mercedes kom vozit para lufte, ndërsa sot voziti audi. E kam gjetë një kerr , e kam marr edhe po mendoj që nuk kam bërë keq”, ka theksuar tutje ai.

Haxhiu shton se veturen e ka ble me parat e tij.





“Kerrin e kam ble me parat e mia. Nuk është marre me i pas punët mirë, marre është me vjedh edhe me rrejt. Nëse ti i ke punët mirë edhe mendon për kategoritë që s`kanë është vyrtyt njerëzor me i mbështet ata që kanë nevojë, edhe mendoj që kështu duhet me funksionu”, tha ai.