Home Uncategorized Pasuria e deklaruar e deputetes Adriana Matoshi

Pasuria e deklaruar e deputetes Adriana Matoshi





Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurive të zyrtarëve të lartë publik të shtetit, në mesin e tyre është edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

Ajo ka deklaruar një shtëpi 66 metra katrorë në vlerën e 400 mijë eurove, për të cilën thotë se është e trashëguar që nga viti 1957 dhe se është në emër të prindërve të saj.

Aktorja nga Gjilani ka deklaruar edhe një makinë që kushton tre mijë euro, e që po ashtu është e prindërve, e njëjta më pas ka deklaruar të hyrat vjetore që merr nga Kuvendi i Kosovës, nga një produksion i serialit si dhe nga lokali privat që mban në Prishtinë.

Artistja mes tjerash zbulon se merr mbi 15 mijë euro në vit nga Kuvendi i Kosovës. /Telegrafi/