Home Uncategorized MushkoIaj: Milionerë të pasIuftës, po ua qajnë haIIin veteranëve të Iuftës

MushkoIaj: Milionerë të pasIuftës, po ua qajnë haIIin veteranëve të Iuftës





Sot, veteranët e luftës kanë zhvilluar një protest masive para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Partitë opozitare i dolën në krah veteranëve ku i mbështetën ata.

Për këtë, reagoi edhe analisti Imer Mushkolaj përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:





Qeveria Kurti duhet të gjejë zgjidhje të dinjitetshme për veteranët e vërtetë të luftës.

Megjithatë, nuk duhet harruar se nga partitë që ishin në pushtet, veteranët janë injoruar vite me radhë.

Për herë të parë ata janë bërë me ligj 17 vjet pas luftës, në vitin 2016.

Por ligji, produkt i pazareve partiake, nuk e ka rregulluar si duhet statusin e tyre, ka devalvuar kontributin e veteranëve të vërtetë dhe ka sjellë situatën, me të cilën po përballemi sot.